Thirret mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 29.06.2021
2. Njoftim për situatën epidemiologjike dhe vaksinimin;
3. Masat e reja anti-covid;
4. Njoftim lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2021/2022;
5. Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet me datë 27.08.2021 (e premte) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje sipas rendit.