Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Mbledhja e rregullt do të mbahet më datë 14.10.2021, ditë e enjte, nga pra 14:00, në Sallën e Kuvendit në Drenas.
Rendi i ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 27.08.2021;
2. Njoftim për situatën me Covid-19 dhe vaksinimin;
3. Njoftim lidhur me fillimin e vitit shkollor 2020/2021;
4. Përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 17 tetor;
5. Të ndryshme.