Në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr. 12-030-786, të datës 04.01.2018, të Kuvendit Komunal, thirret mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), dhe në emër të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, ju drejtojmë këtë:
FTESË
Për anëtarin/ën _________________________, nga ________________________
që të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit. Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 19.12.2022, ditë e hënë, nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.
Rendi i ditës:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 21.10.2022: https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/11/Procesverbali-i-KKSB-se-se-dates-21.10.2022.pdf
- Raport lidhur me vërshimet gjatë muajit Nëntor në Komunën e Drenasit;
- Raport lidhur rastet e dhunës në familje- Tryeza për parandalimin e dhunës në kuadër të fushatës ‘16 aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore’;
- Të ndryshme
Me respekt,