Thirret mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr. 12-030-786, të datës 04.01.2018, të Kuvendit Komunal, thirret mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), dhe në emër të Kryetarit të Komunës, z.Ramiz Lladrovci, ju drejtojmë këtë:
FTESË
Për anëtarin/ën _________________________, nga ________________________
që të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 21.10.2022, e Premte, nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.
Rendi i ditës:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 19.07.2022: https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/10/Procesverbali-i-KKSB-se-se-dates-19.07.2022.pdf
- Përgatitjet dhe fillimi i vitit të ri shkollor 2022/2023;
- Muaji i Ndërgjegjësimit për Sëmundjet Kanceroze të Gjirit;
- Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 28/ 96 të datës 14.09.2022 në lidhje me zbatimin e masave detyruese për kursim të energjisë elektrike;
5. Të ndryshme