Thirret mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr. 12-030-786, të datës 04.01.2018, të Kuvendit Komunal, thirret mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 19.07.2022, ditë e marte, nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.
Ftesa e publikuar në linkun: http://77.83.123.134:100/…/ftesa-per-mbledhjen-e-kksb-se…/