Në bazë të Vendimit nr. 12-030-786, datës 04/01/2018 të Kuvendit Komunal si dhe mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ftohen antarët e KKSB-së, që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja e radhës është caktuar për datën 18/12/2018, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.
Rendi i punës:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 25/10/2018.
2. Informatë rreth prerjes së maleve.
3. Ndotja e ambientit nga Feronikeli dhe ndezja e mbeturinave
4. Informatë rreth ujit të pijes në Komunën e Drenasit.
5. Njoftim rreth Udhëzuesit për ZKKK dhe Gordana Nogo.
6. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.