Thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43,pika 43.1,44,44.1,44.2 dhe 44.3, të Ligjit nr. 03/L-40, për vetëqeverisje Lokale, neni 6, pika 1,të Udhëzimit Administrativë ( MAPL) Nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe në bazë të kërkesës së Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, më datë: 28.12.2022, (ditë e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit 02. Nr. 464/01-18364 të datës 27.04.2022, të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
- Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023.
- Plani vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2023.
- Plani Komunal për Integritet 2023-2026.
- Lista e rreziqeve Komunale për vitin 2023.
- Propozim vendim për emërtimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NLP) në Drenas.
- Informimi i Kuvendit për aktivitetet e KKSB-së për gjashtë mujorin e dytë.
Propozim vendim për miratimin e raportit të komisionit komunal përfundimtar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.