Në bazë të nenit 43, pika 43.1, të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 6, pika 1, të Udhëzimit Administrativë ( MAPL) Nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, si dhe në bazë të kërkesës së Kryetarit të Komunës të datës 03.07.2020, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë: 08.07.2020 (ditë e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e jashtëzakonshme.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Miratimin e deklaratës në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.