Thirret mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43,pika 43.1,44,44.1,44.2 dhe 44.3, të Ligjit nr. 03/L-40, për vetëqeverisje Lokale, neni 6, pika 1,të Udhëzimit Administrativë ( MAPL) Nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe në bazë të kërkesës të asamblistëve të Komunës së Drenasit Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 06/02/2023, (ditë e Hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
Falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Drenasit për vitin 2023.