Zyra e Kuvendit Komunal të Drenasit ka dërguar ftesën anëtarëve të Kuvendit Komunal për të mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme me datë 11.06.2013.
Në bazë të nenit 44 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit për datën 11.06.2013 (ditë e martë) duke filluar në ora 13:00 në sallën e Kuvendit thërret mbledhjen e jashtëzakonshme;
Mbledhja do të ketë një rend dite:
1. Rishikimi i Buxhetit Komunal për vitin 2013