Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36.41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur Këshilltarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, e cila do të mbahet më datën 30.10.2012, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 14:00, me këtë:
Rend dite:
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së kaluar, i datës 27.09.2012;
2. Pyetje dhe përgjigje-30 min
3. Miratim i Propozim-Vendimit mbi dhënien në shfrytëzim të banesave sociale,
4. Miratim i Projekt-Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2013,
5. Miratim i Propozim-Vendim për plotësim dhe ndryshim të Rregullores për caktimin e kritereve për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve të datës 29.06.2011,
6. Miratim i Rregullores për taksa, tarifa, ngastra dhe gjoba komunale,
7. Miratim Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve nga mjetet e mbetura të Projekteve Kapitale.
8. Miratim i Propozim-vendimit për ridestinimin e mjeteve financiare.