Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36.41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur Këshilltarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, e cila do të mbahet më datën 26.02.2013, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 13:00, me këtë:
Rend dite:
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së kaluar, i datës 21.12.2012;
2. Propozim-Vendim për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2012;
3. Propozim-Vendim për barjen e mjeteve të mbatura nga të hyrat vetanake të vitit 2012;
4. Plotësimi i panelit përzgjedhës për Komitetet Konsultative;
5. Propozim-Vendim për financimin e projektit të K.V. “Drenasi”;
6. Propozim-Vendim për financimin e projektit të K.V. “Gryka”;
7. Propozim-Vendim për financimin e projektit të K.H. “Drenica”;
8. Propozim-Vendim për financimin e projektit të K.F. “Feronikelit”.