Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36.41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur Këshilltarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, e cila do të mbahet më datën 29.03.2013 (ditë e premte), në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 13:00, me këtë:
Rend dite:
1. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 26.02.2013;
2. Propozim-vendim për pezullimin e 32 nxënësve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”-Drenas
3. Propozim-vendim për pezullimin e 12 nxënësve të SH.M. “Fehmi Lladrovci”-Drenas
4. Raporti i buxhetit të Komunës për vitin 2012;
5. Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2012;
6. Harmonizimi i Rregullores për ndarjen e banesave me ligjet në fuqi.
7. Informatë rreth pronave dhe objekteve komunale të dhëna në shfrytëzim-bizneseve.
8. Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale-bizneseve.
9. Projekt-Rregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për bizneset në Komunën e Drenasit.
10. Prezantimi dhe aprovimi i listës së anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Mbrojtjen e Grave dhe të Fëmijëve.
11. Propozim-vendim për pagesë të anëtarëve të Komiteteve Konsultative.