Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36.41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur Këshilltarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, e cila do të mbahet më datën 29.04.2013 (ditë e hënë), në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 13:00, me këtë:
Rend dite:
1. Miratimi i proces verbalit të dt. 29.03.2013;
2. Raport financiar për realizimin e buxhetit komunal janar-mars 2013;
3. Formimi i Komisionit për dhënien e pronave në shfrytëzim.
4. Pezullimi për ekzekutimin e vendimit për ndarjen e banesave nr. 01/360-4695, dt. 13.05.2012;
5. Pezullimi i Rregullores për ndarjen të banesave nr. 01/360/1948, dt. 17.09.2010;
6. Formimi i Komisionit për organizimin e zgjedhjeve nëpër fshatra;
7. Draft plani koorporues për Drenasin 2013-2016.