Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36.41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur Këshilltarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, e cila do të mbahet më datën 13.02.2014, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 13:00, me këtë:
Rend dite
1. Betimi i anëtarit të Kuvendit , z. Ferki Karaxha,
2. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 17.01.2014,
3. Propozim-Vendim për caktimin e kritereve për ndarjen e bursave komunale për studentë të rregullt në Universitet Publike në Republikën e Kosovës,
4. Propozim-Rregullore për transportin rrugor në territorin e Komunës së Drenasit,
5. Propozim-Vendim për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
(KKSB),
6. Propozim-Vendim për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale në pronën e paluajtshme për nevojat e ndërtimit të Ambulancës Familjare në Negroc,
7. Propozim-Vendim për aprovimin e taksës administrative për lejet e ndërtimit për vitin 2014,
8. Propozim-Vendim për emërtimin e rrugëve dhe institucioneve tjera publike në territorin e Komunës së Drenasit,
9. Propozim-Vendim për ndihmë financiare (Handikos).