Thirret Komiteti për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj, për datën 20.05.2020 ( e mërkurë ) duke filluar nga ora 10:00 në sallën e Bordit të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do te këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë e Financa të datës 20.03.2020
- Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të ngastrave kadastrave, në të cilat ndodhen burimi i ujit të pijes dhe rezervari i ujit ku ndodhet edhe objekti në të cilin janë të vendosura edhe pompat
- Raportimi i Kryetarit për pjesën e mjeteve financiare të shpenzuara për menaxhimin e situatës nga COVID-19
- Të ndryshme