Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit për datën 20.08.2013 (ditë e marte) duke filluar nga ora 13:00 në zyren e Drejtorit të Administrates thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja e KPF-së do të punoi me këtë rend dite:
1. Proces verbal i mbledhjes të datës 18.07.2013
2. Raporti i punës janar-qershor i Kryetarit të Komunës
3. Kërkesat finale të Drejtoratëve dhe zyrëve për planifikim e buxhetit 2014-2016
4. Të ndryshme