Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Asamblesë Komunale, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Komitetit për Politikë e Financa, e cila do të mbahet më datën 18.08.2014 (ditë e hënë), në Zyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme duke filluar në ora 11:00, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 08.07.2014
2. Propozim Vendim për ridestinim të projekteve
3. Propozim Vendim për shpalljen e banesave
4. Propozim Vendim për shpalljen e pronave
5. Propozim për realizim e impiantit për trajtimin e mbeturinave të ngurta urbane
6. Të ndryshme.