Thirret Komiteti për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, me datën: 30/08/2019 (ditë e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës:
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë:
Rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes se kaluar.
- Propozim vendimi i buxhetit Komunal për vitet 2020-2022.
- Propozim vendimi për ndryshimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete (i plotësuar).
- Raporti i punës së Kryetarit të Komunës Janar-Qershor 2019.
- Propozim vendimi për plotësim ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë
(i plotësuar).
- Të Ndryshme.