Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Asamblesë Komunale, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Komitetit për Politikë e Financa, e cila do të mbahet më datën 23.01.2013, në Zyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme duke filluar në ora 11:00, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 11.12.2012;
2. Planifikimi i orarit të mbledhjeve për KPF dhe mbledhjeve të Kuvendit Komunal;
3. Informatë për Drenasin e Ri,
4. Informatë për Lagjen e Dëshmorëve;
5. Propozim-vendim për transferin e mjeteve për paga dhe meditje për vitin 2012;
6. Të ndryshme.