Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Asamblesë Komunale, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Komitetit për Politikë e Financa, e cila do të mbahet më datën 18.03.2013, në Zyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme duke filluar në ora 11:00, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 14.02.2013;
2. Raporti i buxhetit të Komunës për vitin 2012;
3. Raporti i punës për vitin 2012, i Kryetarit të Komunës;
4. Njoftim për dy blloqet e banimit të dhëna me koncesion;
5. Projekt-Rregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për bizneset në Komunën e Drenasit.