Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Asamblesë Komunale, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Komitetit për Politikë e Financa, e cila do të mbahet më datën 20.05.2013, duke filluar nga ora 11:00 në Zyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme.
1. Proces verbali i mbledhjes të datës 19.04.2013
2. Formimi i Komisionit për dhënien e pronave të paluajtshme në shfrytëzim afat gjatë dhe afat shkurtër
3. Propozim-vendimi për shpenzim të mjeteve financiare nga projektet kapitale për mbikëqyrjen dhe hartimin e projektve
4. Propozim-vendim për lejimin e ndërrimit të destinimit të përhershëm të kulturës nga toka bujqësore në tokë ndërtimore
5. Propozim-vendim për financimin e projektit
6. Propozim-vendim për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e punimeve për Stacionin e Autobusëve