Thiret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 24.06.2022 (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KK i mbajtur më dt. 30.05.2022.
2. Propozim Vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Gllogocit për periudhën, 2022-2030.
3. Propozim Vendim për Kornizën afatmesme bugjetore 2023-2025.
4. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e Statutit Nr. 12-060/05-14928,të datës 30.04.2020, për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i autobusëve” SHA në Drenas-Gllogoc.
5. Raporti i zbatimit të Planit zhvillimor Komunal 2020-2028.
6. Raporti i auditimit të Komunës së Gllogocit për vitin financiar të përfunduar më 31,dhjetor 2021.
7. Të ndryshme.