Komuna e Drenasit, në séancen e rregullt të Kuvendi të Komunës,ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 27/2012 MPB-03/2012 MAPL, KKSB-ia kryesohet nga Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku dhe përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë (16) anëtar. Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka këtë përbërje:
Kryetari i Komunës (Kryesues),
Koordinatori i KKSB-së,
Komandanti i Stacionit Policor në Drenas,
Përfaqësues nga Bashkësia Islame
Përfaqësues nga Komuniteti Katolik,
Drejtori i DKA-së,
Përfaqësues nga FKS,
Përfaqësues nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi,
Përfaqësues nga Emergjenca,
Zyrtarja për Barazi Gjinore,
Përfaqësues nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim,
Përfaqësues nga OJQ,
Kryesuesi i Komitetit për Komunitete,
Përfaqësues nga mediat lokale,
Përfaqësues nga biznesi,
Kryetari i këshillit të prindërve.