Të reshurat e breshërit sërish dëmtojnë kulturat bujqësore në disa vendbanime në Drenas
Të reshurat e rrëmbyeshme të breshërit, pasditen e së premte, ka dëmtuar kultura bujqësore në disa fshatra të Komunës së Drenasit.
Menjëherë pas reshjeve, ka dal në terren kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci për të parë nga afër dëmët e shkaktuara në breshëri.
Dëmet në kultura bujqësore, objekte banimi e vetura kryesisht kanë qenë në Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Gradicë, Likozhan e Çikatovë e Vjetër.
Komuna e Drenasit, pas reshjeve të breshërit vikendin e kaluar, ka bërë edhe afatin e aplikimit për të vlerësuar dëmet nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, por ky afat do të shtyhet për të bërë kërkesën e vlerësimit nga fermerët. Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri, do të hartohet raporti përfundimtar i cili do të përcjellës në Ministrinë e Bujqësisë për mundësinë e kompensimit.