Me datë 19.09.2014 (e premte) në orën 16:00 në varrezat e fshatit Zabel i Ulët do të rivarrosën mbetjet e katër përsonave të riiatdhesuar nga Rudnica e Rashkës
Nga 24 të riiatdhesuarit, 4 prej tyre janë verefikuar të gjitha dëshmit se këta trupa i takojnë Valbon Ahmetit, Afrim Ahmetit, Nuhi e Shaban Buqinca nga fshati Zabel i Ulët. Katër viktimat ishin marrë nga shtëpit e tyre dhe me pas ishin ekzekutuar nga afër, ndërsa trupat e tyre ishin marrë dhe derguar në varrezen masive të Rudnicës në Rashk. Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku ne emër të Komunës u ka shrpehur ngushllime familjarëve.