Të premten shënohet 25 vjetori i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë në këtë ditë
Më rastin e shënimit të 25 vjetori të rënies së heronjve të kombit, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi – Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë më 22 Shtator të vitit 1998, më datën 22.09.2023 (e premte) duke filluar nga ora 11:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të behën homazhe pranë shtatoreve të tyre dhe do të vendosen buqeta lulesh. Pastaj homazhet do të vazhdojnë edhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë duke filluar nga ora 11:30.
Në shënimin e kësaj date, 25 vjetorit të rënies së heronjve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i tij, do të marrin pjesë në homazhet e organizuara nga Komisioni Komunal për Shënimin e Eventeve.