Të nderuar qytetarë,
Për të ruajtur shëndetin e juaj dhe të tjerëve rreth nesh, shërbimet në Komunën e Drenasit, nuk do të mund t’i merrni nëse nuk jeni të pajisur me maskë e dorëza si dhe mbajtjen e distancës gjatë marrjes së shërbimit.
Kjo masë mbrojtëse është marrë në përputhje me manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe vendimeve tjera.
Ju bëjmë apel që të respektoni masat preventive ndaj virusit siç edhe keni dëshmuar deri më tani disiplinë të lartë në zbatimin e masave të nivelit qendror dhe rekomandimeve të IKShP-së.
Bashkëngjitur me këtë shkrim gjeni Manualin për Mbrojtjen nga Përhapja e Virusit COVID-19;https://gllogoc.rks-gov.net/category/raportet/
Me kujdes, pa panik!