Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit
Me qëllim të informimit mbi procedurën e aplikimit për legalizim të ndërtimeve pa leje bazuar në Ligjin Nr. 06/L-024 Për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje, Organizata Jo Qeveritare (OJQ) ‘AUREOLA’ në bashkëpunim me Komunën e Drenasit (Departamenti i Urbanizimit), dhe Programin e USAID për Qeverisjen Ekonomike në Kosovë (Kosovo Economic Governance Activity), me datë 5 korrik 2022, nga ora 10:00, organizon takim me qytetar. Takimi do të mbahet në Sallën e Asamblesë Komunale në Objektin e Komunës së Drenasit.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë takim ku do të merrni informatat e nevojshme mbi procesin e aplikimit për legalizim.
Gjatë këtij takimi do të shpjegohet procedura e aplikimit për legalizim, dokumentet e nevojshme për aplikim, afati me ligjin aktual për aplikim, dhe çështjet tjera që ndërlidhen me këtë proces. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të ketë mundësi do të pranohen pyetje nga ju, të cilat duhet ndërlidhen me procesin e aplikimit për legalizim.
Ju mirëpresim me datën 5 korrik!

