Zhvillimi i buxhetit në Komunën e Drenasit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti për nga aspekti i të hyrave publike ka qenë mjaft i sukseshshëm, po ashtu edhe të hyrat vetanake, ndërsa të dhënat qendrojnë mirë edhe me shpenzimin e parasë publike. Derisa buxheti fillestar për Komunën e Drenasit, kap shumën prej 12.710.648 euro, planifikimi për gjashtëmujorin e parë i të hyrave ka qenë në shumën prej: 6.355.324 euro, planifikim ky i krahasuar me ndarjen-alokimin e mjeteve i realizuar në shumën prej 7.675.461 euro, paraqet ngirtje të performancës lidhur me pranimet e të hyrave për plus 20.77 për qind. Në këtë ngritje të performancës ka ndikuar ndarja e grantit qeveritar, sidomos për kategorin ekonomike të shpenzimeve kapitale. Kur është fjala për të hyrat e shpenzimeve të burimeve vetanake të arkëtuara në shumën prej: 469.122,00 euro të krahasuara me periudhën e njejt të një viti më parë, kemi ngritje të performancës prej plus 3.50 për qind. Zhvillimi i buxhetiti komunal për periudhën raportuese janar-qershor 2016 lidhur me shpenzimet karrshi planifikimit janë të realizuara për 95.46 për qind, apo krahasuar me periudhën e njejt të një viti më parë, performanca është e ngritur për plus 3.05 për qind.