Të hënën, më 17 Prill përkujtohet masakra e Poklelut dhe Çikatovës
Më rastin e shënimit të 24 vjetorit të Masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, më 17 Prill (e hënë), kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, në ora 11:00 do të bëjnë homazhe pranë varrezave në Poklek, ku prehen të rënët e familjes Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha, ndërsa në ora 11:15 do të behët vizitë në shtëpinë muze në Poklek ku janë vrarë e masakruar 54 anëtar.
Po me këtë datë, në ora 12:00 do të përkujtohen edhe të vrarët e Çikatovës së Vjetër, pranë kompleksit të varrezave ku prehen të vrarët.
Më datën 17 Prill të vitit 1999 janë masakruar 54 anëtar të familjes Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha, po këtë ditë në fshatin Çikatovë e Vjetër janë vrarë 24 civilë.
Lavdi gjithë të rënëve!