Të enjten shënohen aktivitetet për nder të muajit të autizmit
Për nder të muajit të autizmit, me datë 14.04.2022, Asistentët për fëmijë me nevoja të veçanta të mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas, organizojnë aktivitet vetëdijësuese për autizëm, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të përgjithshëm të shoqërisë për këtë kategori dhe luftimit të diskriminimit të tyre.
Aktiviteti përfshin një marsh në sheshin “Fehmi Lladrovci”, shpërndarjen e broshurave, fllajerave me mesazhe vetëdijësuese në kafiteritë e qytetit.
Prandaj të ditën e enjte me datë 14.04.2022 duke filluar nga ora 10:00 ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë.
Organizatorë: Gzime Musliu, Naim Krasniqi, Valmire Rama, Mirandë Elshani, të mbështetur nga DKA në Drenas.