Të enjten përkujtohen tre dëshmorët dhe 29 martirët e fshatit Abri
Më rastin e shënimit të 21 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve të fshatit Abri, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari dhe 29 martirëve të këtij fshati të lagjes Deliu, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit të Komunës dhe stafin komunal, do të bëjnë homazhe pranë varrezave dhe do të venë kurora lulesh.
Për shkak të mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës që do të bahet nga ora 10:00 ku do të diskutohet për miratim edhe projekt buxheti për vitin 2020, homazhet do të behën nga ora 09:30 në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri dhe varrezat e martirëve të familjes Deliu.