Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhevë Lladroci” në Gllanasellë, duke filluar nga ora 16:00, u mbajt dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2013-2015. Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor u takuan me përfaqësues të fshatrave dhe të lagjeve, ku u informuan lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa finale të paraqitura për strategjinë fiskale 2013-2015.
Përfaqësuesit e fshatrave dhe të lagjeve në Gllanasellë shprehen brengat e tyre, dhe patën mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioriteteve të Komunës.
Edhe një dëgjim buxhetor do të mbahet më datën 06.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik duke filluar prej orës 17:00 deri në ora 19:00.
Edhe një dëgjim buxhetor do të mbahet më datën 06.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik duke filluar prej orës 17:00 deri në ora 19:00.