Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, mori pjesë në takimin e organizuar nga Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, z. Valdet Bujupi.
Qëllimi i takimin ishte informimi i qytetarëve me ndryshimet që janë bërë me implementimin e strategjisë së re të punës policore, e cila është e ndarë në 5 sektore, për rezultatet e arritura dhe vështirësitë, me qëllim që qytetarët do ta kenë më të lehtë adresimin e nevojave dhe problemeve.
Në takim të pranishëm ishi: përfaqësues nga Komuna e Drenasit, Toger Fehmi Hoti, Fatime Bytyqi-Koordinatore e shefave të sektoreve dhe përgjegjësit e 5 sektoreve policore, të gjithë administratorët e fshatrave dhe përfaqësues të KFOR-it (LMT) dhe qytetarë të Komunës së Drenasit.
Në fund të takimit u konkludua që të vazhdojë bashkëpunimi në mes të Komunës së Drenasit, Stacionit Policor në Drenas dhe administratorëve të fshatrave, me qëllim të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë në territorin e Komunës së Drenasit.