Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me organizaten gjermane GIZ dhe OJQ "Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit", në kuadër të projektit për menaxhim të mbeturinave në Komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me qytetarë dhe biznese me temë: Riorganizimi i qendrës së qytetit me kontejnër 1.1m3 dhe sistemi i menaxhimit të mbeturinave në qytetin e Drenasit.
Ky takim kishte qëllim njoftimin e qytetareve me riorganizimin me kontenjerë në qendër të Drenasit dhe bashkëpunimi me biznese me qëllim që të gjithë së bashku të kontribuojnë për një qytet më të pastërt. Nga bizneset u kërkua që t’i kryejnë obligimet me kompaninë "Pastrimi" si biznese dhe të mos vazhdojnë t’i rimbushin kontenjerët e ekonomive familjare që përdoren për qytetarë. DSHPE në bashkëpunim me DKUPH janë në përgatitje të bazamenteve për vendosjen e kontenjerëve 1.1 m3.