Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, përkatësisht Udhëheqësi i Ekipit z. Sergio Prestel, z. Diamant Kazazi dhe z. Dukagjin Kastrioti vizituan sot Komunën e Drenasit, ku biseduan me zyrtarë komunalë, si Drejtorin për Administratë të Përgjithshme, z. Xhemë Binaku, Drejtorin për Urbanizëm, z. Ajet Demiri dhe Shefat e Sektoreve, z. Afrim Prokshi dhe z. Shaban Dobra.
Sipas projektit objekti i ri i Komunës është paraparë të jetë 4.500 m2, mirëpo për shkak të buxhetit të limituar përfaqësuesit e Komisionit Evropian kërkuan mundësinë e ndryshimit të paramasave të projektit të objektit.