Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, z. Skender Hasi, priti në takim përfaqësues nga Ministria e Diasporës, përkatësisht znj.Shukrije Ramadani, Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Investimeve dhe z.Shani Hamitaga, Zyrtar i Lartë për Koordinim të Investimeve nga Diaspora.
Në këtë takim u bisedua rreth mundësisë që ka Komuna për themelimin e Zyrës së Diasporës apo për caktimin e një Zyrtari për Diasporë, e cila do të jetë një urë lidhëse në mes Ministrisë së Diasporës dhe Komunës.
Udhëheqësja e Divizionit për Koordinim të Investimeve, znj. Ramadani, falenderoi DBZHE, z. Hasi për mirëpritjen dhe kontributin e dhënë. Ministria e Diasporës respektivisht Departamenti i Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, përpos punëve të tjera planifikon të krijon një databazë të të dhënave për mërgimtarët të cilët ushtrojnë bizneset e tyre në Diasporë dhe të atyre mërgimtarëve që ushtrojnë biznes në Kosovë. Përvojat kanë treguar se çdo bashkëpunim institucional ka efekte të shumëfishtë dhe kësaj radhe po ju drejtohemi për bashkëpunim dhe bashkëveprim të ndërsjellët – shprehet znj. Ramadani.
Drejtori i DBZHE, z. Hasi falenderoi përfaqësuesit e Ministrisë për nismën e tyre dhe shprehi gatishmërinë për të kontribuar dhe bashkëpunuar në këtë drejtim për caktimin e një Zyrtari për Diasporë. Gjithashtu njoftoi për mbajtjen e takimit tradicional për bashkëatdhetarët tanë i cili ishte i një rëndësie të veçantë.
Ndërsa z. Shani Hamitaga, Zyrtar i Lartë për Koordinim të Investimeve nga Diaspora theksoi se do të ishte një përparësi shumë e mirë për bashkëatdhetarët që ta kenë një përfaqësues të tyre nëpër Komuna. Për këtë arsye do të ishte mirë që të autorizoni një zyrtarë që do të ketë mbështetje për veprimet konkrete nga ana juaj dhe e jona si Ministri, ku në radhë të parë do të krijohet një bashkëpunim i ndërsjellët dhe do të krijohet një pasqyrë informative e cila do të jetë në të mirë të të gjithëve si Investitorëve, Diasporës, Komunës dhe Ministrisë.