Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Arsim Haxhiu dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, z. Ilir Shala pritën në takim përfaqësues të OJQ “Team Albania” nga Norvegjia dhe Koordinatorin Xhemail Bytyqi, me ç’rast biseduan rreth hapjes së një ordinance stomatologjike për persona me gjendje të rëndë ekonomike.
Ky projekt pritet të fillon me 1 Korrik 2015. Qëllimi i këtij projekti është rregullimi i dhëmbëve, shërimi (mbushja), pastrimi dhe nxjerrja e dhëmbëve tek familjet me gjendje të rëndë ekonomike që kanë nevoj për rregullimin e dhëmbëve por për shkaqe ekonomike nuk kanë mundësi t’i rregullojnë andaj përveq ndihmave tjera që ofrojn OJQ “Team Albania” në Komunën e Drenasit ka menduar tu ofroj edhe këtë shërbim.
OJQ “Team Albania” vepron në Drenas nga viti 2010, ku janë ndihmuar dhe vazhdojmë t’i ndihmojmë rreth 300 familje skamnore me gjëra ushqimore, veshmbathje, financim të 10 studentëve deri në përfundim të studimeve. Gjithashtu janë ndërtuar 6 shtëpi dhe renovuar 2, në tërë territorin Komunën e Drenasit.