Zëdhënësi i Komunës së Drenasit, z. Bekim Dobra ka mbajtur një takim me Drejtoreshën, znj. Sanije Graiqevci dhe Grupin Avokues të OJQ “Aureola” të cilat ishin ardhur për një vizitë shkëmbimore në Komunën tonë.
Gjatë takimit, drejtoresha e OJQ-së “Aureola”, Sanije Grajqevci ka prezentuar idet dhe mundësit e bashkëpunimit me organizatat joqveritare me Komunën e Drenasit dhe identifikimin e problemeve që përballet Komuna e Drenasit me shoqërin, sidomos ato rastet me të cenueshme. Grajqevci ka thënë se ky takim ka një karakter të identifikimit të atyre grave kryefamiljare që kanë nevojë për punësim, avokimin e të moshuarve, mundësia e hapjes së një qendre për të moshuarit dhe probleme të tjera që mund të zgjidhen me një përkushtim të perbashkët. “Si tri çështje me të rendësishme janë, ajo e të moshuarve, papunësia e grave dhe dhuna ne familje”, ka thënë Grajqevci. Ndërsa zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, fillimisht ka falenderuar të pranishmet për këtë visit dhe me pas i ka njoftuar me aktivitetet që Komuna i ka bërë ne këtë drejtim. “Komuna ka progres ne këtë drejtim sidomos ne avancimin e gruar ne shoqëri, kemi realizuar disa projekete që prekin drejpërsëdrejti grat kryefamijlare. Janë punësuar 4 gra ne një projekt në shkollën fillore të qytetit, janë ndarë dhjetra sera për gra, gjithashtu janë strehuar në qendren sociale po ashtu dhjetra familje që kryesisht janë gra kryefamiljare”, ka thënë zëdhënësi Dobra.