Drejtoresha e Inspeksionit, znj. Hyrije Xhemajlaj-Thaqi ka pritur përfaqësues të KFOR-it Finlandez. Në takim u bisedua për punët dhe përgjegjësitë e kësaj Drejtorie. Drejtoresha Xhemajlaj-Thaqi njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it për punët që janë kryer gjatë viti 2011 dhe prioritetet që parasheh kjo Drejtori për këtë vit. Përfaqësuesit e KFOR-it u interesuan për numrin e inspektorëve dhe llojet e inspektimeve që i mbulon kjo Drejtori, ndërsa vëmendje të veçantë iu kushtua inspektimeve në fushën e ambientit.