Stacioni Policor ne Drenas prezanton raportin vjetor të punës për vitin 2018
Të premten Stacioni Policor i Drenasit, në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, kanë prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2018, raport ky i cili është vlerësuar shumë i qetë dhe pa incidente duke vazhduar ruajtjen e qetësisë publike në Drenas.
| Ne këtë takim, merrnin pjesë, komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi me stafin e Stacionit Policor, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj me drejtor të drejtorive komunale, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të FSK-së, KFOR-it, të Bashkësisë Islame të Kosovës të Komunitetit Katolik, kryetar të fshatrave, drejtor të shkollave dhe qytetarë. Me këtë rast, nënkryetari Sylaj, ne emër të kryetarit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Policinë e Kosovës të cilët kanë kontribuar ne ruajtjen dhe qetësinë publike në Komunën e Drenasit dhe bashkëpunimin që kanë treguar gjatë vitit raportues. Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi, ka thënë se viti 2018 ka qenë i suksesshëm dhe bashkëpunues më institucionet relevante për ruajtjen dhe qetësinë publike. Me theks të veçantë, ka përmendur Komunën e Drenasit, përkatësisht kryetarin Lladrovci për vazhdimin e bashkëpunimit, po ashtu ai ka falënderuar edhe komunitetet fetare që kanë bashkëpunuar me policinë dhe që nuk është shënuar asnjë rast të dhunës ekstreme me motive fetare. Në këtë takim është prezantuar raporti i detajuar me statistika të rasteve të ndryshme të Stacionit Policor të Drenasit. |