Pas informatës fillestare të pranuar sot më datën 18.03.2019, nga Drejtoresha e Shkollës “Shaban Polluzha” në Korroticë të Lartë, lidhur me informatën që ajo kishte pranuar se disa qenë të ngordhur gjenden në burimin nga i cili furnizohet shkolla dhe disa shtëpi përreth, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i Zjarrfikësve dhe Inspektorët e Mjedisit. Zjarrfikësit me këtë rast, kanë larguar qentë e ngordhur dhe kanë pastruar vendin, kurse inspektorët komunalë kanë urdhëruar si masë preventive ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në objektin e shkollës deri në riparimin e atij vendi dhe klorizimin e ujit. Shkolla u urdhërua që ta lëshojë ujin të për përdorim vetëm pasi analizat e ujit të jenë kryer dhe pasi që dera e atij vendi të jetë mbyllur dhe siguruar nga ndërhyrjet e paautorizuara që të pamundësohet ndotja.
Më vonë Drejtoresha e Shkollës ka raportuar në Drejtorinë e Arsimit se qentë e ngordhur rezultojnë të kenë qenë në një pusetë në të cilën kanë qenë më parë mekanizmat e instalimit të ujit për fshatin Korroticë e Epërme e jo burimi nga i cili furnizohet shkolla. Megjithatë, masat preventive të përmendura më lart mbesin në fuqi deri në një njoftim tjetër, kur dyshimet për çdo rrezik të mundshëm ndaj shëndetit të nxënësve të jenë larguar.
Gjithashtu edhe organet e rendit janë të njoftuara për këtë çështje.