Komuna e Drenasit, përkatësisht drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka bërë përzgjedhjen e sportistëve me të dalluar për vitin që po lemë. Kryetari i Komunës së Drenasit ka përgëzuar të gjitha klubët sportive për rezultatet e arritura gjatë këtij viti.
"Vlerësoj së ky është ndoshta viti më i suksesshëm i sportit të Drenasit, në veçanti i Klubit të Futbollit Feronikeli, andaj ju falenderoj të gjithëve për angazhimet që keni bërë për të arritur këto rezultate. Komuna është munduar t’i ndihmoj të gjitha klubet sportive duke i subvencionuar dhe do të vazhdojmë t’i ofrojm kushte dhe përkrahje edhe me të madhe. Mendoj që të gjitha klubet jeni me fat që tani keni kushte shumë me të mira të stervitjeve, keni stadiumin, palestrën sportive e së shpejti do të jet në dispozicion edhe stadiumi sintetik, tani ju uroj vetëm suksese në garat vendore e pse jo edhe ato ndërkombëtare", ka thënë kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku. Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Agron Dubovci, ka thënë se ky është një manifestim tradicional për zgjedhjen e me të mirëve në sport dhe nga suksesi i arritur për një vit duhet të kurorëzohet edhe me cmimet e merituara. Juria në përberje prej Nexhmetin Balaj- kryetar, Shpend Bogiqi-anëtar dhe Mehdi Ademi- anëtar kanë bërë përzgjedhjen e sportistëve me të mirë për vitin 2014. Fillimisht janë ndarë mirënjohje për ata që kanë kontribuar si; ndërmarrjen e "Ferronikelit", QKMF "Dr.Hafir Shala", Stacioni Policor në Drenas, televizionin StarTv, televizionin RKT dhe Komunën e Drenasit.
Ndërsa punëtori më i dalluar sportiv është zgjedhur Isak Smajli nga KF "Feronikeli". Arsimtari më i mirë i edukatës fizike, Latif Elshani , profesor në Shkollën e Mesme Profesionale "Fehmi Lladrovci".
Gjyqtari më i mirë për vitin 2014 është zgjedhur Hajriz Hajdari.
Trajneri më i suksesshëm i vititi është zgjedhur Ramiz Dervishi nga KF "Feronikeli".
Klubi më i suksesshëm është shpallur KF "Feronikeli"
Pinonerë të sportit me të mirët për vitin 2014 është zgjedhur Brention Mala nga klubi i shiqetarisë "Feronikeli" dhe Florent Jashari futbollist i shkollës së futbollit "Drenasi".
Epitetin "shpresa" të sportit e ka marrë Pajazit Rexhepi nga KF "Feronikeli" dhe Dafina Morina nga klubi i volejbollit "Drenasi".
Ndërsa juria ka bërë përzgjedhjen edhe të 10 lojëtarëve me të mirë:
Në vendin e 10 është zgjedhur shahisti i klubit të shahut "Feronikeli" Ismet Topalli
Në vendin e 9, volejbollistja nga klubi i volejbollit "Gryka" Diellona Shishani
Në vendin e 8, volejbollistja nga klubi i volejbollit "Drenasi" Liridona Kurrumeli
Në vendin e 7, shahisti i klubit të shahut "Feronikeli" Fatmir Rruku
Në vendin e 6, shigjetari nga klubi i shigjetarisë "Feronikeli" Hazir Asllani
Në vendin e 5, volejbollistja nga Klubi i Volejbollit "Gryka" Kaltrina Fejza
Në vendin e 4, futbollisti nga Klubi i Futbollit "Feronikeli" Granit Kolshi
Në vendin e 3, hendbollisti nga Klubi i Hendbollit "Drenica" Butrint Krasniqi
Në vendin e 2, volejbollistja nga Klubi i Volejbollit "Drenasi" Rukije Muja
Ndërsa në vendin e 1, është zgjedhur kapiteni i ekipit të Klubit të Futbollit "Feronikeli" Lapidar Lladrovci që rezultatet e tij lidhën me të dhe shokët e tij ku gjatë këtij viti janë fitues i Digitalb kupës së Kosovës në Futboll, kampion vjeshtor i Raiffaisen Supërligës së Kosovës në futboll me bilanc 7 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje me gjithësjejt 28 pikë dhe fitues i kupës së pavarësisë në Vlorë.