Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ka falënderuar SOS Fshatin e Fëmijëve për argëtimin që i kanë sjellë fëmijëve të Drenasit. Ndërsa drejtoresha e SOS Fshatit të Fëmijëve, Nezahate Salihu është ndier e lumtur nga interesimi i madhë i fëmijëve për të parë lojërat e prezantuara
Në fjalimin e kryetarit të Komunës, z.Nexhat Demaku para fëmijëve në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci” ka thënë se fytyra e vërtet e një njeriu është sjellja e që tregon ndaj fëmijëve, andaj njerëzimi u ka borxh fëmijëve të ju dhuroj gjërat me të mira që ata mund t’i gëzojnë. Kurse drejtoresha e Sos Fshatit të Fëmijëve, Nezahate Salihu ka falënderuar kryetarin Demaku dhe gjithë fëmijët e Drenasit për angazhimin maksimal që kanë sjellë për të bërë sa më madhështore këtë Festival.
