Në Drenas u mbajt manifestimi letrar Sofra Poetike “Ymer Elshani” Drenasi 2013, në këtë konkurs tradicional për poezi të shpallur në të përditshmet tona konkuruan gjithësejt 31 krijues, ndërsa nga Shoqata e Shkrimtarëve punimet e tyre i lexuan 11 shkrimtarë.
Komisioni në përbërje Prof.Dr. Adem Zejnullahu –Kryetar, Prof.Fitim Çaushi .– anëtar dhe Shaqir Hasi anëtar, lexuan krijimet e arritura dhe me rastin e vlerësimit konstatuan se punimet ishin të një niveli mesatar. Poezitë e zgjedhura janë 22 të cilat u lexuan para të pranishmëve.
– Çmimi i tretë ju nda poezisë,,Kush e di pse”(Bleta) Vlora Hajdari
– Çmimi i dytë poezia ,,Në pavdekshmëri” e shkrimtarit Nehat Hoxha dhe
– Çmimi i parë poezia,,Rekuim për liri”(Ëndërrimtari i lirisë) Nezir Prokshi
– Ndersa çmimi special iu dha shkrimtares Selije Selishta me poezinë “Ç’tju them”.
Organizmi ishte në nivelin e duhur nga OJQ ,,Panajot Kanaqi”,e cila tani po bën një përvoj të mirë në organizimin e manifetimeve të ndryshme kulturore në komunën tonë.
Komisioni i formuar pranë DKRS e vlerëson pa vërejtje organizmin e këtij manifestimi.