Shkolla fillore “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë ka vendos kontaket për tu binjakëzuar me një shkollë nga Qyteti Engen në Landit Baden të Vyrtembergut. Për të jetësuar binjakëzimin e përvojave shkollore, merrnin pjesë, përfaqësues të Komunës ne krye me kryetarin z.Nexhat Demaku, të Ministrisë së Arsimit dhe zv.Konsulli Ymer Lladrovci. Ndersa delegacioni i lartë nga Landi Baden Württember Gjermani qe ishte i përbër nga 8 përsona e drejtonte z.Rudolf Bosch.
Kryetari ka falënderuar përfaqësuesit e shkollave gjermane dhe zëvendëskonsullin e Kosovës në Gjermani, Ymer Lladrovcin që kanë mundësuar binjakëzimin e këtyre shkollave. Kjo do të jetë një përvojë e mirë mes dy shkollave për të shkëmbyer njohurit shkollore, ka thënë z.Demaku. Ndersa z.Rudolf Bosch, pasiqe falënderoj Krytarin.Demaku,zv.Kosullin z.Lladrovci drejtoret Nika e Mehmti, përshendeti mësimdhënsit dhe gjithë të pranishmit. Ai tha se ndjehet Shumë i nderuar qe me epet mundësia të bashkëpunoj me organet kompetente të Kosovës dhe qe po krijojmë ura të reja binjakëzimi, dhe për ketë dua t’i falënderoj znj.Kersin Zilosko Labonte e Monika Neumann qe kanë bërë punë Shumë të mirë për të arritur deri të ky rezultat. Prandaj ne si delegacion jemi këtu për të ju dëshmuar qe tani e tutje do bëjmë çka është e mundur për të krijuar ura binjakëzimi dhe dua t’i falënderoj kolegët mësimdhënës qe pushim e kanë lenë për t’u takuar sot me ne. Ndërsa zëvendëskonsulli i Kosovës në Gjermani Ymer Lladrovci ka falënderuar Komunën që kanë shpreh gadishmerin për të bërë këtë binjakëzim. Edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit për Gjermanin ka falënderuar Komunën dhe MASHT-in që kanë shpreh vullnetin e kësaj fryme të bashkëpunimit për shkollim, ndërsa në fund nga nxënësit e shkollës është shfaqur edhe një program artistik ne gjuhën angleze për të demonstruar se shkollat tona kanë kapacitetin e shkëmbimit të përvojave ndërshtetërore. Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy shkollave do të krijohet ne mënyrën elektronike nga nxënësit dhe mësimdhënësit.