Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës u shkarkua Kryesuesi i tij. Kjo u bë me kërkesën e mbështetur nga Grupi i Kuvendarëve të PDK-së.
Mocionin për votëbesimin ndaj Kryesuesit e ka mbështetur shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Gjatë kësaj mbledhjeje procesin e kanë monitoruar edhe zyrtarë nga MAPL-ja.