NGA PJESËMARRJA E SHKA,,SHOTË GALICA”NË FESTIVALIN,,I KËNDOJMË LIRISË” QË U MBAJTË NË KLINË NGA DATA 06-08.06.2010
Pasi që në këtë Festival SHKA -"SHotë Galica"nga Drenasi ishte fituese tri vite me radhë, këtë vit Organizatori kishte paraparë që të gjithë fituesit e viteve të mëparëshme të jenë musafirë sepse ishte manifestimi jubilar i 10 me radhë.Paraqitja e SHKA,,Shotë Galica”ishte dinjitoze si për kah përmbajtja ashtu edhe në paraqitjen në skenë.
Programi:
1.,,Unë jetimja e Kosovës”këndoj Resmije Krasniqi;
2.,,Jam pulbardha nga Kosova”këndoj Meritë Gashi;
3.,,Ditën e çlirimit”këndoj Berat Krasniqi dhe
4.Valle mortore – flijimit luajtën grupi i valltarëve.
Si këngëtarët ashtu edhe grupi i valleve ishin shumë në nivel,u pëlqyen edhe u duartrokitën.