Sonte në orët e mbrëmjes ka filluar një shi i rrëmbyeshëm në Drenas.
Me këtë rast drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, Policia e Drenasit dhe zjarrfikësit e Drenasit kanë dalë në terren dhe janë duke përcjellë nga afër gjendjen e krijuar tek vendi i quajtur “Te rrethi” në Drenas, në afërsi të banesave sociale në Çikatovë të Re si dhe në Komoran vende këto që zakonisht preken më shumë nga shirat. Gjithashtu edhe kompania për zhbllokimin e kanalizimit kanë dalë në terren dhe janë duke marrë masat e nevojshme.
DShPE i njofton të gjithë qytetarët së për çdo rast emergjent mund të thirrin zjarrfikësit në numrin 049 978 950.